Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftojnë se kur do të mbahet deklarata përmbyllëse
Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic ka deklaruar se do të ishte mirë që shefi i ri i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac të mos ndiqte gjurmët e parardhësit të tij.
Sipas Ivanovic, Yves de Kermabon e kishte përqendruar vëmendjen e tij tek veriu i Kosovës, ndërkohë që problemet konkrete ndodhen diku tjetër.
“Zemra e problemit të Kosovës është në Prishtinë. Vëmendja e misionit duhet të jetë tek siguria dhe tek parandalimi i cënimit të së drejtës së pronës që kanë serbët e Kosovës”, ka pohuar Ivanovic.
Ai ka shtuar se për një sërë motivesh, De Marnhac është i interesuar për nisjen e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, pasi sipas tij suksesi i misionit EULEX varet nga këto bisedime.
Top Channel