Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik ka deklaruar se ndarja e Bosnje e Hercegovinës ka nisur edhe është e pakthyeshme.

“Bashkësia ndërkombëtare përfundimisht do të jetë e lodhur dhe do ta kuptojë se po përpiqet të bashkojë dicka që nuk mund të bashkohet”, ka pohuar Dodik.

Sipas tij, fati i Bosnje e Hercegovinës është shkruar 15 vjet më parë nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit.

Marrëveshja në fjalë, e nënshkruar në Ohajo të SHBA më 21 nëntor të vitit 1995, i dha fund luftës së viteve ’90 mes kroatëve, myslimanëve dhe serbëve në Bsonje.

Por ajo ndikoi që ky vend të ndahet në dy entitete, në Federatën Myslimano-Kroate dhe në Republikën Serbe, të cilat lidhen me institucione qendrore.

Top Channel