Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci ka deklaruar se partia e drejtuar prej tij po përgatitet në mënyrë intensive për zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Duke folur në mbledhjen e kryesisë, ku është diskutuar platforma e LDD-së, Daci ka vlerësuar se në të ka një rritje të cilësisë.

“Prezantimi i platformës në Prizren dhe Mitrovicë ishte i shkëlqyer”, ka pohuar Daci, i cili ka vlerësuar edhe pasqyrimin, sipas tij të drejtë, që i kanë bërë mediat fushatës së tij.

Top Channel