Gara e balotazhit për kryetar të komunës së Rahovecit do të mbahet pas një muaji, përkatësisht më 19 dhjetor, një javë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Në balotazh do të jenë kandidatët e LDK-së dhe PDK-së, të cilët kanë fituar shumicën e votave në zgjedhjet që u mbajtën të dielën.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Kryeziu kryeson me 28.3% ndaj rivalit të Partisë Demokratike, Xhelal Canziba i cili ka marrë 26.9%.

Më pas renditen AAK me 25.8%, AKR me 16.4% dhe LDD me 2.6%. Gjithësesi, sipas zonjës Daka, pritet edhe numërimi i 405 votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të vecanta.

Top Channel