Në komunën e Rahovecit në Kosovë po votohet për kryetarin e ri.

Deri në ora 15 e 30 siç njofton KQZ e Kosovës, kanë votuar 24.49 për qind e votuesve.

Kryetarja Valdete Daka  njoftoi se krahasuar me zgjedhjet e mëparshme për kryetar të Rahovecit, përqindja e votuesve në këto zgjedhje është më e vogël, pasi në zgjedhjet e kaluara deri në ora 15 e 30 kishin votuar 31.31 për qind.
Daka po ashtu ka theksuar se procesi i votimit është duke shkuar mirë, pasi në asnjë qendër të votimit nuk janë   raportuar  probleme.

Ndërsa rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, deklaroi se në Rahovec e në  fshatrat Palluzhë, Drenoc, Qifllak, Krushë, Rahovec, Senoc, Sopniq, Nagavc dhe Reti e Poshtme, janë vërejtur votime familjare.

Në këto zgjedhje janë në garë 5 kandidatë: Xhelal Canziba (PDK), Ibrahim Kryeziu (LDK), Smajl Latifi (AAK), Rexhep Oruqi (AKR) dhe Luljeta Kadiri (LDD).

Ky proces erdhi si pasojë e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që vërtetoi shkeljen e ligjit nga ana e kryetarit të deritashëm Qazim Qeska i PDK-së. Ai dha dorëheqje ta parevokueshme e u kthye në post pas 47 ditësh.

Rreth 1000 vëzhgues po e monitorojnë sot procesin, ku të drejtën për të votuar e kanë gati 50 mijë qytetarëve të Rahovecit.   

71 vendvotime janë hapur në 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në ora 19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA