Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milloje Miletic është kundër reduktimit të trupave të KFOR-it në Kosovë.

Në një prononcim për mediat serbe, Miletic është shprehur se, situata e sigurisë dhe ajo politike në Kosovë nuk janë përmirësuar sa duhet.

“Situata në Kosovë është relativisht e qetë, por edhe jashtëzakonisht e paqendrueshme”, ka deklaruar Miletic.

Reagimi i ushtarakut të lartë serb vjen pas njoftimeve të vazhdueshme të NATO-s se do të zvogëlojë gradualisht praninë në Kosovë deri në 5 mijë njësi, me argumentin se situata e sigurisë është përmirësuar.

Top Channel