Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues
Partia shqiptare në pushtet, BDI, do të dalë së shpejti me një qendrim lidhur me pozicionin e saj në koalicionin qeverisës, pas samitit të NATO-s që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.
Lajmin e kanë bërë të ditur drejtues të kësaj partie, të cilët kanë theksuar se BDI do të mbajë një qendrim konkret lidhur me dështimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.
“BDI do të deklarohet këto ditë, pasi të përfundojë samiti”, ka deklaruar një zyrtar për agjencinë e lajmeve “INA”.
Vetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi pak ditë më parë se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përvec anëtarësimit në NATO dhe BE, proces për të cilin kërkoi konsensus etnik dhe politik.
Ndërkohë, opozita e udhëhequr nga LSDM-ja do të kërkojë zgjedhje të parakohshme për shkak të dështimit të marrjes së ftesës për anëtarësimin në NATO.
Top Channel