Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se ai e di rrugën e fitores, dhe kjo për Mustafën është mbështetja tek të rinjtë.

Ai përsëriti se nuk do t ketë koalicion me PDK sido që të jetë rezultati i zgjedhjeve, ndërkohe që garantoi se LDK do të mbrojë votat e saj.

“Mund të them se e kam kuptuar fitoren. Argumenti më i fortë i fitores sonë janë të rinjtë, këta të rinj janë fitorja jonë. Mund t’iu bind sot ju se LDK ka bërë të gjitha përgatitjet që zgjedhjet të jenë të suksesshme. Qendrimi im dhe i yni si LDK është se ne nuk do të bëjmë koalicion me Partinë Demokratike sepse e shohim të dëmshëm për zhvillimin e demokracisë në Kosovë, vendi do të mbetej pa opozitë”, tha Mustafa.

Këtë deklaratë lideri i LDK-së e bëri gjatë një takimi që pati me me rastin e aderimit të rreth 150 të rinjve në këtë parti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA