Skenës politike në Maqedoni do t’i shtohet edhe një subjekt i ri politik shqiptar.

Lajmin e ka bërë të ditur lëvizja joqeveritare “Realiteti”, kreu i të cilës, Valon Bela, do të drejtojë edhe partinë e re.

Detajet pritet të publikohen më vonë në një konferencë për shtyp, ku do të jetë i pranishëm edhe vetë Bela.

Krijimi i këtij subjekti ishte tërësisht i papritur, ndërkohë që shqiptarët prisnin formimin e partisë së Rufi Osmanit, kryetar i komunës së Gostivarit.

Top Channel