Përfaqësues të LDD-së, në Kosovë, kanë ngritur sot shqetësimin e tyre për mundësinë e manipulimit të votave nga partitë e mëdha në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Reagimi i LDD-së vjen pas transmetimit të një reportazhi nga një televizion lokal, ku tregohej blerja e votës për 50 euro.

“Ky reportazh përvec se pasqyron qartë këtë tendencë, na bën më të vetëdijshëm edhe për gjëndjen e rëndë sociale në të cilën ndodhet një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve kosovarë”, ka deklaruar Naser Rugova.

Në emër të LDD-së, ai ka kërkuar zbardhjen menjëherë të kësaj afere, në mënyrë që të rikthehet besimi tek procesi zgjedhor.

Më tej Rugova ka akuzuar partitë që kanë qeverisur deri më sot Kosovën se nuk kanë lejuar qëllimisht aprovimin e ligjit për financimin e partive politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA