Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar sot se ka përfunduar të gjitha përgatitjet për zgjedhjet që do të mbahen nesër në komunën e Rahovecit.

Përmes një komuikate për shtyp, KQZ ka bërë të ditur se, të drejtë vote në këtë komunë kanë 49.272 qytetarë dhe se gjithësej do të hapen 34 qendra votimi dhe 71 vendvotime.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, se kryetari i Rahovecit Qazim Qeska ka shkelur Kushtetutën duke u kthyer në punë 47 ditë pasi kishte dhënë dorëheqjen, coi këtë komunë drejt zgjedhjeve të parakohshme për pushtetin lokal.

Në garë për kryetarë të komunës janë: Xhelal Canziba nga PDK-ja, Ibrahim Kryeziu nga LDK-ja, Smajl Latifi i AAK-së, Rexhep Oruqi nga AKR-ja dhe Luljeta Kadiri nga LDD-ja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA