Policia e Kosovës ka shkatërruar një rrjet të trafikut të qënieve njerëzore, përmes një operacioni që ka cuar në arrestimin e 8 personave.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave në këtë operacion janë angazhuar 30 agjentë policie, të cilët kanë kontrolluar një zinxhir shtëpish dhe një kazino, në jug të Kosovës.

Sipas burimeve, personat e arrestuar trafikonin qënie njerëzore, kryesisht vajza të mitura. Burimet shtojnë më tej se bashkë me tetë të arrestuarit u ndaluan edhe katër femra, të cilat u liruan pak orë më vonë.

Kosova konsiderohet nga organizatat ndërkombëtare si një vend burim, tranzit dhe destinacion i trafikut të qënieve njerëzore, kryesisht për qëllime seksuale.

Top Channel