Policia e Kosovës ka dëbuar mëngjesin e sotëm nga Kosova për në Serbi ish-kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Serbe, Artemije.

Dëbimi është bërë në bashkëpunim me policinë e EULEX-it, pas një kërkese të bërë nga vetë zyra e kishës serbe në Kosovë.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, Artemije dhe disa peshkopë të tjerë janë konsideruar si peshkopë rebelë për shkak se uzurpuan manastiret në Devine Vode dhe Duboki Potok.

Artemije dhe kolegët e tij nuk kanë bërë rezistencë ndaj policisë dhe kanë dalë vullnetarisht nga manastiret.

Uniformat blu i kundërshtoi vetëm një bashkëpunëtor i Artemijes, ndaj të cilit policia ka ngritur një procedurë penale.

Peshkopi Artemije, dikur drejtues i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, është i njohur për deklaratat e tij ekstremiste kundër pavarësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA