Shumë të rinj kosovarë që janë të dhënë pas shkencës së mjekësisë, mund ta lënë Kosovën dhe të shkojnë në Gjermani.

Një ofertë për mundësi shkollimi dhe më pastaj edhe punësimi u shfaq nga Marion Korner, Drejtoreshë e Agjencisë për Punësimin e Mjekëve me nënshtetësi jo gjermane.
 
Ajo tregoi se në Gjermani shëndetësia ka probleme, për shkak se ka një mungesë prej 5 mijë mjekësh, të cilët kanë lënë punën pasi kanë gjetur dicka më të mirë në ndonjë shtet tjetër, apo për shkak të pensionit e të tjera.
 
Pyetjes së Top Channelit, se duke pasur parasysh që në Kosovë janë rreth 4 mijë mjekë, a do të thotë kjo që shteti i ri do të përballet me problemin e njëjtë që e ka sot edhe Gjermania, Qerim Shkreli që do të bëjë ndërmjetësimin, u përgjigj: “Nese nuk kam kushte ketu, do te shkoja ne Gjermani per specializmm, do te punoja dhe me pas do te beja klinike ne Prishtine. Gjermania eshte nje shtet qe vlereson trurin ne do te mundohemi qe t’ia marrim prape”.
 
Gjermania nuk i njeh diplomat e Kosovës, por sipas z. Shkreli do të shfrytëzohen boshllëqet ligjore të disa landeve gjermane, që të njihen diplomat pa patur nevojë që të përseriten vitet e mbaruara në Prishtinë.

Top Channel