“Air India”, pilotët serbë mbrojnë kolegun

20/11/2010 13:00

Shoqata e pilotëve serbë ka hedhur poshtë akuzat se piloti ishte fajtor për rrëzimin e një aeroplani të “Air India” në muajin maj, ku humbën jetën 158 persona.

Shoqata ka deklaruar se lodhja e pilotit, e shkaktuar nga kushtet e rënda të punës në Indi, ishte përgjegjëse për aksidentin.

Hetuesit e cështjes arritën në përfundimin se piloti serb Zlatko Glusica ishte në gjëndje gjumi pothuajse gjatë gjysmës së fluturimit nga Dubai në Mangalore dhe se gjatë uljes, si pasojë e përgjumjes, ai e përplasi aeroplanin me një kodër.

“Glusica nuk duhet viktimizuar, përgjegjësinë për ngjarjen duhet ta marrin ata që realisht i cuan 158 veta drejt vdekjes”, kanë deklaruar pilotët serbë.

Top Channel