Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përfunduar sot certifikimin e 29 subjekteve politike që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.

Drejtues të Zyrës se Regjistrimit të partive kanë deklaruar se të gjitha subjektet politike i kanë plotësuar kushtet për pjesëmarrje në zgjedhje.

Nga 29 subjekte politike, 7 u përkasin shqiptarëve, 8 janë nga radhët e serbëve, 4 janë subjekte boshnjake, 2 turke dhe 8 nga komunitetet e tjera.

Për monitorimin e zgjedhjeve, OJQ-ja “Demokracia në Veprim”, e mbështetur nga ambasadat, njoftoi dje angazhimin e 4800 vëzhguesve, të cilët do të punojnë me dy turne.

Top Channel