Duket se është zbutur qëndrimi i Beogradit zyrtar ndaj Prishtinës. Zyrtarë të lartë të Kuvendit të Serbisë i bëjnë thirrje serbëve të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit. 

Një arsye tjetër është edhe kandidatura e Serbisë për anëtarësim në BE dhe bisedimet e paralajmëruar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, zhvillime këto të cilat duket se do të hapin rrugë të reja politike ndërmjet dy vendeve.

Interesi është i dyanshëm pra, për pjesëmarrjen e pakicës serbe në zgjedhjet kosovare.

“Porosia jonë është e qartë serbët e Kosovës do të duhet të dalin në zgjedhjet parlamentare të Kosovës. në aktualisht jemi në një situatë që kemi probleme shumë më të mëdha. dhe jemi të fokusuar në problemet e tona të brendshme në mardhëniet tona me be-ne rreth integrimit të Serbisë në be. Dhe kështu ekonomia e vendit është në gjendje të rëndë, Serbia ka vështirësi serioze që të financojë jetën e serbëve në Kosovë. Nëse ju pritni që Serbia në këtë situatë me problemet e saj ekonomike të zgjidhte tuajat, kjo tani është në pikëpyetje. Nuk mendoj se dikush që i ka marrë parasysh të gjitha këto do të rrinte duar kryq dhe pasiv, dhe të mos merrte pjesë në zgjedhje”, deklaroi  Judita Popoviç, nënkryetare e parlamentit të Serbisë nga partia Cedomir Jovanoviç.

“Deri tani kemi zhvilluar bisedime me banorë të Graçanicës ndërkohë në veri ende nuk kemi shkuar por, me ekipin tonë do të shkojmë edhe atje por edhe nëpër enklavat e tjera. Serbët që jetojnë në jug të Ibrit kanë shumë më shumë interesim të dalin në zgjedhje. Sa i pjesës verore atje për arsye që  janë të njohura tashmë, për shkak të pranisë së grupimeve të ndryshme dhe për shkak të presionit të Beogradit këtu e kam fjalën për disa parti opozitare, njerezit ende janë në një situate të pasigurt nëse do të marrin pjesë apo jo. dhe si rezultat do të ketë shumë më pak votues në veri”, tha Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Serbi.

Pjesëmarrja në zgjedhjet të 12 dhjetorit komunitetetit serb i mundëson legjitimitet, çka ndikon drejtpërdrejtë në jetën sociale dhe politike, gjë që nënkupton edhe kontribut në ndërtimin një shoqërie multi-etnike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA