Në prag të zgjedhjeve në Kosovë, shumë serbë të pyetur nëse do të marrin pjesë ose jo në zgjedhjeve, tregohen indiferentë, duke pohuar se nuk do të shkojnë në qendrat e votimit.

Disa mendojnë se nuk e njohin shtetin e Kosovës, por shumë të tjerë thonë se kjo nuk do të ndryshojë asgjë në jetën e tyre.

Në zgjedhjet lokale të vitit të shkuar, pjesëmarrja e serbëve ishte e kënaqshme. Nga ato zgjedhje u formuan komuna e Graçanicës, Kllokotit, Ranillukut, Parteshit dhe është bërë zgjerimi i komunës së Novobërdës. Ndërkohë jashtë këtij proçesi mbeti komuna veriore e Mitrovicës.

Top Channel