Organet greke të Marinës Detare kanë zbuluar në mesditën e së premtes vendin ku është mbytur 24 orë më parë anija e mallrave “Christine” me flamur të Tongos.

Ishte një traget 46 metra i gjatë, në hambarët e të cilit ndodheshin tre kamionë me barna mjekësore sipas burimeve jozyrtare, i cili ishte nisur nga porti i Durrësit me destinacion portin Burgas të Bullgarisë.

Për fat të mirë 6 marinarët ukrahinas kanë shpëtuar pasi kanë hipur në një barkë shpëtimi dhe janë gjetur 1 milje larg bregut nga një peshkatar vendas, pranë gjirit të Mirtos në zonën detare Agjia Paraskevi të ishullit.

Sipas dëshmive të marinarëve, anija është mbytur si rezultat i motit të keq që mbizotëronte në zonë si pasojë e të cilit ka futur ujë nga të çarat e krijuara në bordin e saj.

Menjëherë organet grekë kanë filluar punën për reduktimin e naftës së derdhur në det, ndërsa është ngritur një grup hetimor për të zbuluar shkaqet që kanë çuar në mbytjen e anijes.

Të gjashtë marinarët e shpëtuar janë arrestuar dhe po merren në pyetje nga prokuroria e ishullit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA