Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka rikonfirmuar qendrimin e tij kundër një koalicioni të mundshëm me PDK-në e kryeministrit Hashim Thaci.

Mustafa ka deklaruar se me Thacin nuk ka raporte armiqësore, por raporte normale të një kryeministri në ikje me një kryetar partie.

“Megjithatë, koalicioni me PDK-në do të ishte një ngufatje për demokracinë në vend”, ka pohuar Mustafa.

Duke folur për mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve të 12 dhjetorit, kreu i LDK-së ka bërë të ditur se partia e tij do të angazhojë një numër të madh vëzhguesish.

“Do të vendosim nga dy vëzhgues në cdo qendër votimi, në mënyrë që të shmangen parregullësitë eventuale”, ka shtuar Mustafa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA