Ministri i Jashtëm bullgar, Nikolai Mladenov ka deklaruar se të gjitha vendet e Ballkanit duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Deklaratën e tij Mladenov e bëri në një fjalim të mbajtur në një shkollë prestigjioze të Londrës, ku ka përmendur një sërë rreziqesh që mund të vijnë nëse Ballkani lihet mënjanë.

“Në rast se BE nuk dëshmon sinqeritetin e qëllimit të tij për të pranuar të gjitha vendet ballkanase, forcat reformatore në rajon, që aktualisht janë pakicë, shumë shpejt do të kthehen në shumicë dhe do të joshen nga nacionalizmi dhe urrejtja”, ka deklaruar Mladenov.

Ai ka shtuar më tej se pyetja që shtrohet nëse vendet e rajonit nuk integrohen është se, sa do të mund të mbijetojnë ato duke ngelur jashtë.

Top Channel