Presidenti i përkohshëm i Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se Kosova ka qenë gjithmonë e gatshme të bisedojë me Serbinë, por ka qenë kjo e fundit që ka penguar kontaktet mes dy vendeve.

Deklarata e Krasniqit vjen pas asaj të bërë dje nga ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic, se Kosova po vonon procesin e bisedimeve për shkak të zgjedhjeve.

Përsa i përket ndërmjetësimit të bisedimeve nga faktori ndërkombëtar, Krasniqi ka vlerësuar angazhimin e BE, por ka nënvizuar nevojën e pranisë së Shteteve të Bashkuara.

“I takon Bashkimit Evropian t’i lehtësojë këto bisedime, por përvoja ka dëshmuar rëndësinë e përfshirjes së SHBA”, është shprehur Krasniqi.

Top Channel