Kosovë, lirohet ish-guvernatori i BQK-së
19/11/2010 10:30
Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi është liruar nga gjëndja e paraburgimit pasi ka paguar një garanci financiare.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Rexhepi ka paguar 20 mijë euro kaucion pas qendrimit disamujor në burg.
Ai u arrestua më 23 gusht në zyrën e tij, nën akuzat e korrupsionit, abuzimit me anë të detyrës, shmangie tatimi dhe pastrim parash.
Gjatë qëndrimit të tij në burg, Rexhepi u shkarkua nga posti i guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës me vendim të Parlamentit.
Top Channel