Kosovë, kontigjenti sllovak mbyll misionin
19/11/2010 12:20
Kontigjenti sllovak që vepron në kuadër të trupave të KFOR-it ka njoftuar se ka mbyllur misionin e tij në Kosovë dhe se trupat e mbetura do të kthehen në vend brenda javës.
Trupat sllovake kanë shërbyer në Kosovë në kuadër të koalicionit ndërkombëtar që nga shtatori i vitit 1999.
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler ka vlerësuar shërbimin “e shkëlqyer” dhe performancën “e jashtëzakonshme” të tyre.
Mbi 2.000 ushtarë sllovakë kanë mbështetur misionin e KFOR-it gjatë 11 viteve të fundit.
Top Channel