Eurodeputeti slloven Jelko Kacin ka deklaruar se Serbia duhet ta ketë të qartë se Kosova nuk është më pjesë e territorit të saj.

“Autoritetet serbe duhet ta kenë të qartë se Kosova është fqinje e Serbisë dhe jo pjesë e saj”, ka pohuar Kacin.

Ai ka theksuar se nëse Serbia nuk do ta përcaktojë territorin e vet pa Kosovën, atëherë do ta ketë të vështirë marrjen e statusit të vendit kandidat.

Ai ka shtuar se dialogu me Prishtinën dhe bashkëpunimi i plotë me gjykatën e Hagës janë kushte për afrimin e Serbisë me BE-në.

“Qendrimi ndaj Prishtinës është pengesa kryesore drejt stabilitetit rajonal. Kjo duhet të ndryshojë”, ka nënvizuar Kacin.

Top Channel