Në listat e votuesve në Kosovë gjen edhe emra të personave të vdekur, mes të cilëve spikat ai i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave pas këtij konstatimi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është detyruar të heqë listën e votuesve nga ueb sajti i tij.

Sipas burimeve, të dhënat personale të personit me emrin Ibrahim Rugova përkonin me ato të ish-presidentit, që ndërroi jetë në vitin 2006.

Burimet shtojnë më tej se në listë kishte edhe emra të tjerë si artisti Muharrem Mustafa, ipeshkivi Imzot Mark Sopi dhe basketbollisti Valon Begolli.

Top Channel