Dy sindikatat kryesore greke, GSEE dhe ADEDY, kanë njoftuar një grevë të re të përgjithshme për datën 15 dhjetor.

Në këtë mënyrë ato kanë vendosur të kundërshtojnë shkurtimet e reja prej 6.1 miliardë euro në bilancin e vitit 2011, të paraqitur dje në Parlament.

Sipas raportimeve të mediave greke, pritet që protestës t’i bashkohet edhe sindikata komuniste PAME.

Në një komunikatë të përbashkët për shtyp, dy sindikatat njoftojnë gjithashtu se, përvec grevës së përgjithshme, do të ketë edhe një ndërprerje për tre orë të punës.

Kjo është greva e tetë që zhvillohet kundër masave anti-krizë të miratuara nga qeveria Papandreu, për të përballuar krizën më të rëndë ekonomike që ka përfshirë shtetin helen.

Top Channel