Nje 27 vjecar i dha fund jetes ne nje fshat ne Ishullin e Kretes sepse nuk gjente pune.Lajmi  trondites behet publik prej burimeve lokale nga Ishulli i  Kretes. 

Ngjarja ndodhi ne zonen Qersonisos, nje prej zonave me te prekura prej  krizes ne ishullin e Kretes.Kjo zone siguron jetesen kryesisht me turizem dhe bujqesi,sektore keta qe jane prekur rende prej recesionit te tre viteve te fundit. Prinderit  e gjeten 27 vjecarin  ne dhomen e gjumit me nje plumb ne koke.

Prane trupit gjendjej nje leter, ku 27 vjecari shpjegonte se arriti ne veteflijohet sepse ishte e pa mundur te gjente pune per shkak te krizes  ekonomike qe ka pllakosur Greqine.

Tre dite me pare edhe nje biznesmen i dha fund jetes per shkak te borxheve ne te njejten zone te Kretes,ndersa mjeket psikologe thone se eshte rritur ndjeshem edhe  numri i personave qe tentojne  t’i japin fund jetes per arsye ekonomike. Rastet e vetevrasjeve jane shtuar ndjeshem gjate vitit te fundit .    
                                                                                                       
Kryesisht veteflijimi konsiderohet  si rruga e vetme per t’u perballur me situaten e keqe ekonomike dhe izolimin social per aresye ekonomike.

Situata paraqitet alarmante ne shume zona te vendit, kryesisht ne Selanik, Pelopones dhe Kalkidha, ku sigurimi i jeteses eshte bere edhe me i veshtire qe prej fillimit te krizes ekonomike.Kjo pasqyrohet ne numrin e larte te vetevrasjeve, i cili eshte rritur me 20% gjate vitit te fundit.

Mjeket psikologe tundin kembanat e alarmit, pasi sic thone perkeqesimi i situates ekonomike qe ka pllakosur Greqine, pritet t’i shtoje edhe me shume rastet e vetevrasjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA