I ftuar në Top Show, drejtuesi i Sekretariatit për Marrëdhëniet me Jashtë në Lëvizjen “Vetëvendosje”, Liburn Aliu tha se kjo lëvizje, pavarësisht kalimit nga angazhimi qytetar në atë politik, do të vazhdojë punën e saj me të njëjtat parime.

Aliu tha se edhe pas zgjedhjeve, deputetët që do të dalin nga radhët e “Vetëvendosjes”  do të jenë në ballë të demonstratave në rrugë për çdo padrejtësi që do të ndërmerret ndaj shqiparëve në Kosovë.

“Asgjë nuk do të ndryshojë, përkundrazi deputetët që do të dalin nga radhët e Vetëvendosjes do t’i paraprijnë protestave në rrugë edhe më fort duke patur edhe imunitetin”, tha Aliu.

Në panelin e Top Show diskutoheshin lëvizjet shoqërore në botën shqiptare dhe ndryshimet e tyre, me përfaqësues nga lëvizja “Zgjohu” në Maqedoni, lëvizja “Mjaft” në Shqipëri dhe “Vetëvendosje” në Kosovë.

Top Channel