Pavarësisht se është shumë e shkurtër koha e organizimit të zgjedhjeve të 12 dhjetorit, në Kosovë nuk do të mungojnë ekipet e vëzhguesve.

Dy misione, njëri ndërkombëtar i udhëhequr nga “Enemo” organizatë evropiane për monitorimin e zgjedhjeve dhe një vendor i përbërë nga një koalicion i organizatave do të mundësojnë që zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit të jenë të monitoruara nga mekanizmat e njëjtë sikur zgjedhjet lokale të 2009.

Ambasadat e shteteve më të fuqishme që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës janë duke u konsultuar me Zyrën e përfaqësuesit të BE-së, Peter Feith, në mënyrë që të krijohet një mision i koordinuar diplomatik vëzhgues dhe mbikëqyrës i zgjedhjeve.

Top Channel