Një automjet civil është shkrumbuar mbrëmjen e djeshme në Zubin Potok, për shkak të një zjarrvënieie të qëllimshme.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, të cilat iu referohen burimeve policore, zjarri dyshohet se është vënë për motive kriminale.

Sipas burimeve, agjentët e anti-krimit po hetojnë për të identifikuar personat që i vunë flakën automjetit, rreth orës 23:55.

Burimet shtojnë se nga hetimet paraprake ka rezultuar gjithashtu se lënda e përdorur për vënien e zjarrit ka qenë benzinë.

Por ngjarja në fjalë mund të jetë edhe një tregues i situatës së brishtë të sigurisë në shtetin e ri dhe konfliktet mes etnive të ndryshme.

Top Channel