Komandanti i trupave të KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler është takuar sot në Serbi me shefin e shtabit të forcave të armatosura serbe, Miloje Miletic, me të cilin ka rënë dakord për rritjen e bashkëpunimit.

Byhler dhe Miletic kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm, në vecanti në vijën kufitare mes Serbisë dhe Kosovës, ku konstatohet kryerja e kontrabandës së derivateve të naftës dhe trafiku i qënieve njerëzore.

Ndër të tjera, gjenerali Byhler ka paraqitur planet për reduktimin e trupave të KFOR-it në Kosovë dhe skemat e organizimit të trupave që do të mbeten.

Ai ka theksuar se synimi i tij është garantimi i një ambjenti të qetë dhe të sigurtë në Kosovë, për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie.

Top Channel