Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se Prishtina nuk është e gatshme të zhvillojë bisedime me Beogradin, të paktën pa përfunduar më parë procesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Jeremic ka ritheksuar se qeveria serbe ka qenë unike kur ka deklaruar se, nuk janë pjekur kushtet që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje.

“Zgjedhjet nuk janë shpallur në bazë të rezolutës 1244, që do të nënkuptonte shpalljen e tyre nga shefi i UNMIK-ut. Ai nuk e ka bërë një gjë të tillë”, ka pohuar Jeremic.

Shefi i diplomacisë serbe ka nënvizuar se bisedimet mund të fillojnë me cështje më pak të rëndësishme, si të pagjeturit apo vija kufitare.

“Në këtë mënyrë mund të krijohet një atmosferë e mirë për të vazhduar me bisedime serioze”, është shprehur Jeremic.

Top Channel