Pas bisedimeve tre ditore me perfaqesuesit e FMN, BE dhe BQE, e ashtuquajtura trojka, qeveria Papandreu con për miratim në parlament në mbrëmjen e së enjtes buxhetin e shtetit për vitin 2011 që konsiderohet si më i ashpri i dekadave të fundit në historinë e shtetit grek.

Opinioni publik ne vend ka ndjekur per me se tre dite me ankth te madh luften e deklaratave politike te udheheqesve te shteteve anetare te BE ,ne se Greqia do te merrte kestin e trete te ndihmes, pasi nga rishikimi i statistikave te Eurostat per vitin 2009, deficiti u rrit gati 2% ,cka interpretohet si nje boshllek ne arkat e shtetit prej 4 miliard eurosh.

Athina zyrtare ka premtuar perseri se do t’i qendroje rigoroze Memorandumit te Stabilitetit dhe ndihmes ekonomike me cfaredolloj kostoje.

“Ne do te respektojme plotesisht objektivat e vitit 2011, synojme te marrim per kete cfaredolloj mase dhe keto bisedime po kryejme ne keto momente”, tha George Papakonstandinou, minister i Financave.
 
Por megjithese qeveria greke, akoma edhe vete kryeministri Papandreu ne intervisten e djeshme per BBC, kane riperseritur se nuk do te kete masa te reja per popullin grek,shtypi i se enjtes publikon mbi 22 masa nga me te rreptat financiare qe permblidhen ne buxhetin e shtetit per vitin 2011.

Midis tyre  reduktime deri ne 40% te rrogave ne ndermarrjet gjysmë shteterore, shkurtimi i bonove deri ne 10% te rroges baze, ulje akoma me 20% te shpenzimeve ne sektorin shteteror ku nuk do te kryehet asnje emerim i ri per 5 vjet,mosrinovime te kontratave te perkoheshme te punes ne administraten publike per gati 30000 persona.

Gjithashtu do te rritet vlera reale e pasurive te patundeshme,do te kryen privatizime te reja ne sektorin shteteror,do te rritet cmimi i naftes per ngrohje dhe TVSH e mesme per disa artikuj te konsumit te perditshem nga 11 ne 13%, do te shkurtohen ne menyre drastike shpenzimet ne spitale dhe ne rimbursimin e barnave deri ne 2.6 miliard euro, do te kete reduktim te shpenzimeve akoma edhe ne  programet e armatimeve me vlere prej 1.6 miliard euro.

Sipas specialisteve viti 2011 do te jete viti me i veshtire pasi do te shenoje recensionin me te thelle dhe papunesine me te madhe ne vend.

Top Channel