Fassino: Mbështesim PS

18/11/2010 16:10

Piero Fassino, ish lider i së majtës dhe një ndër figurat qendrore të Partise Demokratike italiane ka mbështetur socialistet shqiptarë në kërkesën për hetimin e zgjedhjeve duke e vënë theksin tek fakti se kjo gëzon edhe mbështetjen e Parlamentit Europian por edhe te komisionit dhe Komisionerit për Zgjerim ne BE.

Fassino eshte shprehur i shqetesuar per krizen politike, e cila sipas tij ka bllokuar jeten politike dhe ate te institucioneve, nje situate kjo qe sipas tij eshte mjaft e rende ndaj dhe duhet zgjidhur menjehere.

“I bëj apel të gjitha forcave që të pranojnë ofertën e arsyeshme per te nxjerre vendin nga ngerci politik qe perballet prej shume kohesh. Gjetja e zgjidhjes per konfliktin e ketyre muajve eshte e rendesishme”, u shpreh Fassino.

Fassino beri apel qe zgjidhja te vije sa me pare ne menyre qe te zhbllokohet sipas tij njehere e me pare problemi i zgjedhjeve te kontestuara dhe qe t’i lejoje jetes politike shqiptare t’i kthehet normalitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA