Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell e ka vlerësuar si një zhvillim pozitiv daljen në skenë të partive të reja, të cilat do të garojnë në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

“Për një kohë të gjatë ju u keni kërkuar njerëzve që të përfshihen dhe të dalin me ide të reja, prandaj jam i lumtur që shoh parti të tilla, që duan të shohin një të ardhme më të mirë për vendin e tyre. Ky është një zhvillim i rëndësishëm”, ka deklaruar Dell.

Deklaratën e tij diplomati amerikan e bëri gjatë një takimi me drejtuesit e subjektit të ri politik, Fryma e Re.

Përsa i përket kandidimit në zgjedhje të politikanëve të hetuar ai u shpreh: “Mendoj se është detyrë e KQZ-së që t’i hetojë ata dhe të zbatojë një standart të qendrueshëm për të gjithë”.

Top Channel