Liria e besimit në Kosovë garantohet nga Kushtetuta dhe respektohet nga Qeveria. Kështu thuhet në  raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi lirinë e besimeve.

Ndonëse situata, në përgjithësi është pozitive, praktikimi i besimit nuk është pa probleme në Kosovë. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, shqetësimi kryesor i të gjitha bashkësive është mungesa e mekanizmit për regjistrimin e grupeve fetare.

Sipas Telegraf, ne raport thuhet se disa komunitete fetare fillimisht janë regjistruar si organizata joqeveritare, por ligji, i cili ka hyrë në fuqi në qershor të 2009-ës, i ndalon organizatat fetare të regjistrohen si shoqata joqeveritare.

Në mesin e komuniteteve fetare, protestantët janë ata që kanë ankesat më të shumta. Ky grupim ankohet për diskriminim institucional nga autoritetet qendrore dhe lokale.

Top Channel