Komandanti i KFOR-it Erhard Byhler do të bisedojë sot në qytetin e Nishit me kryeshefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë, Miloje Miletic.

Sipas autoriteteve ushtarake të KFOR-it bëhet fjalë për një takim njohës me ushtarakë të Serbisë. Në të do të bisedohet për çështje tekniko-ushtarake.

“Do të bisedojmë për incidentet kufitare që kanë ndodhur në disa muaj të fundit. Do të bisedojmë për vendosjen e patrullave të sinkronizuara sepse KFOR-i edhe më tutje është i ngarkuar në vendkalime dhe këto janë disa nga temat e bisedës”, u shpreh Bylher.

Top Channel