Kryetari i Parlamentit Evropian, Jerzhy Busek ka deklaruar se dialogu konstruktiv me Kosovën do të jetë faktor vendimtar për Serbinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Sipas Telegraf, Busek vlerësoi se bashkëpunimi rajonal si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë pjesë përbërëse të procesit integrues.

Në këtë kontekst Busek tha se përshëndet bashkëpunimin konstruktiv të Serbisë me BE-në në hartimin e rezolutës së miratuar kohë më parë për Kosovën.

Kryetari i Parlamentit Evropian tha se shpreson që përkundër zgjedhjeve të paralajmëruara në Kosovë, zyrtarët e Serbisë dhe të Kosovës do të jenë në gjendje të nisin negociata teknike.

Top Channel