Kryeministri në ikje i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur një akuzë qesharake, tendencioze dhe të karakterit elektoral padinë e ngritur ndaj tij nga Florin Krasniqi.

“Dua të them se janë akuza qesharake, tendencioze dhe të karakterit elektoral. Do të duhej që ata njerëz t’i kërkonin ndjesë qytetarëve për tentativat e tyre për të inkriminuar fushatën elektorale”, ka deklaruar Thaci.

Kryetari i PDK-së ka theksuar se do të vazhdojë të luftojë për qeverisjen e Kosovës, me synimin e vetëm anëtarësimin e saj në NATO dhe BE.

“Unë do të vazhdoj të prezantoj popullin dhe vizionin tim për të ardhmen 4-vjeçare të shtetit të Kosovës, për ta integruar atë në NATO dhe Bashkimin Evropian”, është shprehur Thaçi në Rahovec.

Florin Krasniqi nga lëvizja “Vetëvendosje” ka deponuar sot në gjykatën e Prishtinës një padi kundër Thaçit, për akuzat që ky i fundit ka bërë ndaj tij dhe familjes së tij.

Top Channel