Batalioni Rezervë Taktik për Manovra në kuadër të KFOR-it do të mbajë një ushtrim fushor në Kampin “Rigas Ferreros” afër Ferizajit.

Sipas RTK-se, komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Erhard Byhler do të jetë i pranishëm në këtë trajnim. Qëllimi i këtij ushtrimi është që të ushtrohen dhe të përforcohen edhe më tej procedurat standarde operacionale mbi teknikat dhe taktikat.

Ushtrimi është pjesë e një cikli trajnues, i cili ka për qëllim që të shtojë ndërveprueshmërinë dhe aftësitë e KFOR-it dhe të demonstrojë që KFOR-i është i aftë të reagojë ndaj çdo sfide, në çdo kohë dhe në çdo vend, pavarësisht nga reduktimi i trupave të veta.

Top Channel