
“Gallup’ dhe “Fondi Evropian i Ballkanit” prezantuan rezultatet nga anketa “Monitorimi i Ballkanit 2010”. 91 për qind e kosovarëve mendojnë se qeveria është e korruptuar, ndërkaq sa i përket krizës ekonomike pohohet se edhe shqiptarët e Kosovës, tradicionalisht optimistë, duket se janë goditur rëndë.
Sipas Telegraf, pas katër vjetësh, tendencat e Monitorimit të Ballkanit tregojnë se si mendimet dhe kushtet në terren kanë ndryshuar dhe rezultatet përmbajnë disa lajme të këqija dhe disa të mira.
Me përjashtim të Serbisë dhe Maqedonisë, shumica e njerëzve të papunë shohin perspektivë pune si të zymtë, p.sh. 74% të të papunëve në Bosnje dhe Hercegovinë nuk e besojnë se ata do të gjejnë punë në 12 muajt e ardhshëm.
Top Channel