Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit. Nga policët te bankierët, pse po arrestohen tani zyrtarët që dikur ishin të paprekshëm?
Komisioneri evropian për Cështjet Financiare, Oli Rehn ka deklaruar se nuk do të ketë vonesë në pagesat e kësteve që i jepen Greqisë.
Reagimi i Rehn erdhi pasi ministri austriak i Financave, Joseph Proell tha se vendet e eurozonës po prisnin raportimet e misionit të BE-së dhe FMN-së, nëse Greqia ka ndërmarrë masat e duhura anti-krizë.
Ndërkohë, ministri grek i Financave ka deklaruar nga Athina se homologët e tij nga vendet e BE-së do të japin dritën jeshile për pjesën tjetër të ndihmave në samitin e ardhshëm të 7 dhjetorit.
Greqia ka hyrë në krizën më të thellë ekonomike në historinë e saj dhe shumë vende të BE janë shprehur skeptike për ndihmën financiare, pasi sipas tyre qeveria nuk ka realizuar reformat e duhura.
Top Channel