Rama: Berisha të zgjidhë krizën

17/11/2010 13:15

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kërkon nga kryeministri Sali Berisha që të zgjidhë krizën politike, përmes pranimit të ofertës së re të opozitës për hetimin e kutive të materialeve zgjedhore.

“Duhet t’i hapet rrugë hetimit të materialeve zgjedhore, ndërkohë që ne kemi përjashtuar fletët e votimit”, tha Rama.

Sipas kreut të PS-së nuk mund te pretendohet reformë zgjedhore, proces elektoral i ndershëm, nëse nuk bëhet transparenca e zgjedhjeve të 2009.

Top Channel