Profesorët në shkollat e Luginës së Preshevës diktojnë dhe nxënësit shkruajnë për shkak të mungesës së teksteve shkollore.

Atyre nuk u lejohet të marrin tekste nga Kosova për arsye politike, ndërsa me Shqipërinë nuk kanë një marrëveshje.

Mësimdhënësit shpresojnë se kjo situatë do të zgjidhet, por nga ana tjetër pranojnë se nuk është e lehtë.

“Furnizohemi me tekste në mënyrë të zorshme, ndërsa nxënësve u japim mësim me shënime”, deklaron mësuesi Bjzad Abullahu.

Edhe nxënësit shprehin shqetësimin e tyre për këtë problem, që sipas tyre u pengon zgjerimin e njohurive.

“Jemi të detyruar të marrim shënime dhe ne humbim një kohë shumë të vlefshme për të mësuar dhe për të lexuar”, thotë nxënësi Flamur Krasniqi.

Pak kohë më parë policia serbe arrestoi një të ri i cili po transportonte libra kontrabandë me traktor.

Top Channel