Policia maqedonase, në bashkëpunim me atë britanike dhe serbe, ka sekuestruar sot një sasi droge të tipit kokainë të lëngëzuar, që kishte mbërritur me postë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave lënda narkotike ishte dërguar nga Venezuela dhe kishte mbërritur në Maqedoni duke kaluar përmes Londrës dhe Beogradit.

Sipas burimeve, policia maqedonase në kuadër të këtij operacioni ka arritur të arrestojë edhe porositësin e kokainës, një 35 vjecar nga Gostivari.

Burimet shtojnë më tej se sasia e lëngët e kokainës ishte dërguar përmes shërbimit DHL, por kur kishte mbërritur në Londër kishte ishte parë me dyshim nga agjentët e doganës. Këta të fundit lajmëruan kolegët serbë, të cilët njoftuan më pas ata maqedonas.

Top Channel