Dosje me materiale të reja mbi Ali Ahmetin dhe të afërmin e tij Fazli Veliun janë dorëzuar sot në komisionin e lustracionit, në Maqedoni.

Materialet në fjalë janë dorëzuar nga Kadri Dauti, sipas të cilit ato përmbajnë të dhëna nga Ministria e Brendshme e Kroacisë.

Sipas dokumenteve, në vitin 2007 Ahmeti u ka dorëzuar autoriteteve maqedonase planin e fshatit Brodec.

Në bazë të këtij plani, në malin Sharr, në rajonin rreth Brodecit, Veshallës, Vicës dhe Tetovës po përgatitej një kryengritje e popullsisë shqiptare.

Në këto dokumente thuhet më tej se Ahmeti ka qenë në kontakt me policinë kroate përmes të afërmit të tij Fazli Veliu.

Ai gjithashtu u ka thënë atyre se ka nën kontroll të plotë rajonin e Maqedonisë perëndimore dhe se ka nën urdhërat e tij qindra persona të armatosur, gati për kryengritje.

Top Channel