Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka shitur banesën personale për të financuar subjektin e tij politik për t’u përgatitur për zgjedhjet e të 12 dhjetorit.

Lajmin e bën të ditur RTK, sipas të cilës kjo konfirmohet edhe nga zyrtari për financat në lëvizje.

Mjete financiare personale për ta ndihmuar Lëvizjen “Vetëvendosje”, mësohet se ka dhënë edhe anëtari i ri i kësaj lëvizjeje dhe pretendent i saj për deputet, biznesmeni shqiptaro-amerikan, Florin Krasniqi.

Top Channel