Një prej antarëve të lëvizjes “Vetevendosje” padit për shpifje kryeministrin Hashim Thaci. Florin Krasniqi e padit kryeministrin në largim për shkak të një deklarate për shtyp të nxjerrë pak ditë më parë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Deklarata që vinte si reagim i akuzave të vetëvendosjes ndaj qeverisë Thaci, në qendër të saj ishte pikërisht biznesmeni shqiptaro-amerikan duke e cilësuar si njeri që sipas pdk synonte të njolloste udhëheqësit e luftës për liri dhe të nxisë konflikte në vend.
 
“Sot e deponova padinë kundër kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, për komunikatën e lëshuar nga kjo parti më datën 5 nëntor të këtij viti, në të cilën shpifur rëndë kundër personit tim, familjes sime, të kaluarës dhe punës sime për vendin dhe përpjekjet tona popullore për çlirim. Për këto shpifje unë mbajë përgjegjës Hashim Thaçin si kryetar i PDK-së nën siglën e së cilës janë kumtuar shpifjet”, tha Krasniqi.
 
Gjatë deklaratës së datës 5 nëntor, PDK e quante Krasniqin një pseudopatriot të parapaguar, që në fillim tentoi të paraqitej tek opinion kosovar në formë manipulimi me gjoja qëndrime zyrtare të shtetit amerikan, për çka Ambasada e SHBA-ve u distancua nga ai, PDK është duke marrë dhe do të marrë rrugë ligjore për t’i shkuar të vërtetës deri në fund thuhej në këtë deklaratë që solli si pasojë edhe padinë ndaj kreut të partisë Hashim Thaci.
 

Top Channel