Analisti i çështjeve evropiane dhe ballkanike, Jonus Bugajski deklaron se zgjedhjet legjitime parlamentare të shoqëruara me krijimin e një qeverie të besueshme të koalicionit që i përmbush zotimet e saj për qeverisje të mirë do të gjeneronin besim dhe vetëpohim jashtë Kosovës.

Sipas Telegraf, analisti thekson se zgjedhjet e mira do të rrisnin besueshmërinë e Prishtinës për të siguruar njohje të reja ndërkombëtare dhe për t’iu bashkuar institucioneve të mëdha shumëkombëshe.

Bugajski thekson se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë të rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë aktorët ndërkombëtarë që kanë mbështetur shtetin më të ri të Evropës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA